Kol Palmer vendosi një rekord të ri të me penalltinë gjakftohtë kundër Totenhemit në derbi, e cila vulosi golin e katërt të Çelsit.
Por kjo është vetëm një arsye pse shumë tifozë po pyesin nëse ai tani është lojtari më i mirë në botë nga 11 metra.
Palmer shënoi me një penallti spektakolare në përmbysjen në Totenhem me dy penallti dhe një asist jozyrtar.
Por këto statistika tregojnë vetëm mënyrën se si ai shkroi një pjesë të historisë së Premier Ligës.
Një goditje nga pika e bardhë për të barazuar në 2-2 ishte vetëm fillimi.
Sepse sulmuesi i Anglisë, ndihmoi më pas në krijimin e një goli të mrekullueshëm për Enco Fernandezin, përpara se të vuloste rezultatin me penalltinë e dytë, e cila ishte një goditje e ëmbël Panenka në qendër të portës.
Kjo do të thotë, se vetëm 22 vjeç, asi me 11 ndeshje me kombëtaren ka hyrë në listën e lojtarëve që shënojnë më shumë penallti radhazi pa humbur.
Ai i ka shënuar 12 nga 12 penalltitë e tij në Premier Ligë, më shumë se çdo lojtar tjetër radhazi në historinë e kompeticionit.
Palmer shkoi në derbin e së dielës më 10 penallti të shënuara, vetëm 1 më pak nga legjenda e klubit të tij të vjetër, Jaja Ture i Mançester Sitit.
Palmer kishte kaluar tashmë totalin e nëntë penalltive radhazi të shënuara të Dimitar Berbatovit, plus dy lojtarë të tjerë me nga tetë: Ruben Neves dhe Raul Himenez.
Por thyerja e rekordit të tij në fundjavë vetëm sa gërvishti sipërfaqen e një shfaqjeje të jashtëzakonshme individuale. Guximi i tij në zgjedhjen e një goditjeje të dytë kaq “arrogante”, nxori në pah edhe njëherë qetësinë e tij.
“Kur u largova të merrja vrull, pash orën dhe mendova se ndeshja ishte paksa e çmendur. Portieri ishte gati për t’u hedhur kështu që unë e preva topin. Thjesht po përpiqem të shënoj dhe fatmirësisht topi kaloi. Nuk e praktikoj Panenkën në stërvitje. Mendoj se nëse e mendon shumë, e gjuan shumë fort ose shumë butë”, tha Palmer.