Kol Palmer thyen përsëri zemrat e Man Sitit, ylli i Çelsit zbulon se ka qenë tifoz i përjetshëm i Junajtit me idhull Runin Palmer, 21 vjeç, ka qenë mbresëlënës për blutë londrës dhe tregoi nerva prej çeliku për të shënuar një penallti në kohën shtesë kundër ish-skuadrës në barazimin emocionues 4-4 të së dielës në “Stamford Bridge”. Kjo ishte goditja e tij e katërt e suksesshme e këtij sezoni, duke i dhënë pseudonimin “Cool Palmer” (Palmeri i qetë).
Por sulmuesi pranon se pavarësisht se u rrit duke luajtur për akademinë e Sitit, ai ishte që fëmijë një tifoz i madh i Junajtit dhe golashënuesi të tyre me 253 gola, Runit. Palmer tha: “Çfarë lojtari. Kur u rrita, shikoja të gjithë futbollin dhe ai që më qëndron në mendje është Runi. Që kur isha i vogël ai ka qenë heroi im i futbollit.” Nëse zgjidhet nga trajneri i kombëtares angleze, Gareth Sauthgejt, Palmer do të ketë një tjetër shans për të bërë përshtypje kundër Maltës në ndeshjen kualifikuese për Europianin të premten mbrëma në Uembli.
Dhe është e njëjta fazë ikona e tij, Runi, shënoi 53 gola në 120 paraqitje të “Tre Luanëve”. Në korrik Palmer festoi një triumf në Euro me U-21 të Anglisë si një lojtar i skajshëm me klubin e fëmijërisë Siti.
Palmer zgjodhi të largohej nga fituesit e tripletës së Pep Guardiolës në një marrëveshje fillestare prej 40 milionë paundësh. Pavarësisht se shënoi për Citin në “Community Shield” kundër Arsenalit në gusht, Palmer mbeti i pakënaqur nga premtimi i trajnerit Guardiola për më shumë kohë lojë në Etihad pas mbërritjes së Zheremi Dokut, që u ble për shifrën 55.5 milionë paundë nga francezët e Renes.
PANORAMASPORT.AL