Monday, 4. May 2026
Sport

Palokaj bashkohet me Bashkimin

GS 29/08/2025 1 Min. Lesezeit

Jan Palokaj është përforcimi më i ri i skuadrës së Bashkimit për sezonin e ri basketbollistik.

Klubi nga Prizreni, të premten e ka prezantuar Palokajn, i cili me Bashkimin ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Palokaj llogaritet si përforcim i rëndësishëm te Bashkimi në sezonin e ri, në të cilin synon të ketë sukses.

Ai është lojtar vendor dhe e njeh mirë kampionatin e Kosovës, pasi ka luajtur edhe për Sigal Prishtinën e Golden Eagle Yllin, skuadra me të cilat ka fituar trofe.

Teilen: