Thursday, 26. March 2026
Sport

Palokaj i pandalshëm, shënon fitoren e radhës në MMA

GS 08/09/2024 1 Min. Lesezeit

Luftëtari me prejardhje nga Velezha e Prizrenit, Gjoni Palokaj nuk ka të ndalur në MMA.

Palokaj ka arritur fitoren e radhës në kafaz, pasi triumfoi bindshëm ndaj garuesit nga Venecuela, Karol Arteaga.

Të shtrunën mbrëma, në Oberhausen të Gjermanisë para 10 mijë shikuesve në “Rudolf Arena Weber”, Palokaj regjistroi fitoren e radhës.

Edhe pse kundërshtari i tij, Arteaga kishte një rekord prej 6 fitoreve dhe vetëm 1 humbjeje, Palokaj dominoi tërësisht duke e fituar meçin bindshëm me pikë.

Për Palokajn që ka debutuar me sukses të madh në Oktagon, kjo është fitorja e katërt rresht.

Në total, Palokaj numëron 8 fitore deri më tani, ku 6 prej tyre i ka mbyllur para kohe.

Si zakonisht, Palokaj pas fitores ndaj kundërshtarit nga Venecuela, festoi me flamurin kombëtar, duke mos harruar edhe një herë rrënjët e tij.

Tani, Palokaj ka një synim tjetër pasi kërkon të ketë përballje me Pascal Hintze, meç ky që pritet të mbahet këtë vit në Munchen të Gjermanisë.

Teilen: