Friday, 27. March 2026
Sport

Pamje që tregojnë më së miri se gjysma e stadiumit ishte me tifozë të Kosovës

GS 27/03/2026 2 Min. Lesezeit

Tifozët e Kosovës ishin në numër të madh në përkrahje të ekipit kombëtar, duke dhënë një shtysë të madhe në fitoren e së enjtes mbrëma në Sllovaki.

Kombëtarja e Kosovës mori një fitore të madhe në udhëtim te Sllovakia me rezultat 3-4 në ndeshjen gjysmëfinale të ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Kjo fitore e madhe e dërgon Kosovën në finalen e madhe ndaj Turqisë, e cila është programuar për ditën e martë, 31 mars, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, ku fituesi siguron biletën e kualifikimit në Kampionatin Botëror.

Ndryshojnë parashikimet – Kosova mes pretendentëve për kualifikim në Kupën e Botës 2026

Përveç fitores ndaj Sllovakisë një vëmendje të veçantë kanë zënë edhe tifozët e Kosovës, të cilët ishin në numër të madh në përkrahje të ekipit kombëtar në stadiumin ‘Tehelné pole’ të Bratislavës.

Në një video të publikuar nga gazetari sllovak, Jan Jasenka, vërehet qartë se përkrahje ishte e madhe dhe ndoshta gjysma e stadiumin ishte me tifozë të Kosovës.

Këto pamje, Jasenka, i cili i publikoi pas golit të barazimit, tregojnë zhurmën dhe numrin e madh të tifozëve tonë, duke krijuar habi te ai.

Ndryshe, stadiumi ‘Tehelné pole’ ka një kapacitet prej 22.500 vendesh dhe sipas gjitha gjasave, tifozë të Kosovës mund të kenë qenë rreth 10 mijë.

Teilen: