Tuesday, 29. September 2026
Futboll

Panik tek Arsenal për gjendjen e sulmuesit, Havertz dëmtohet duke luajtur për Gjermaninë

GS 25/09/2026 1 Min. Lesezeit

Situata duket e zymtë për sulmuesin gjerman Kai Havertz, i cili detyrohet sërish të qëndrojë jashtë fushës për shkak të dëmtimit. 27-vjeçari ka qenë i pafat, duke u përballur shpesh me probleme fizike.

Havertz, titullar dje për Gjermaninë, u detyrua të dalë nga fusha në minutën ne 30-të në ndeshjen e Nations League (barazuar 1-1 ndaj Holandës), për shkak të një problemi në pjesën e pasme të kofshës së majtë.

Sulmuesi i Arsenal, i cili mori menjëherë ndihmën e stafit mjekësor, u pa duke çaluar lehtë ndërsa dilte. Vetëm pak minuta më parë, Havertz kishte marrë një goditje të dhimbshme mbi gjurin e djathtë nga Jurrien Timber.

Megjithatë, tani 27-vjeçari do t’i nënshtrohet vlerësimit nga ekipi gjerman, i cili do të koordinohet me stafin e Mikel Arteta te Arsenal për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Teilen: