• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PAOK mposht Panathinaikosin në Athinë dhe merr kryesimin në pritje të AEK-ut

31/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

PAOK-u i Selanikut mori një fitore shumë të rëndësishme në Athinë ndaj Panathinaikos.

Sfida në “Apostolos Nikolaidis” përfundoi në shifrat 2-3 në favor të PAOK-ut. Ndeshja nisi shumë më mirë për miqtë, teksa takimi u zhbllokua në minutën e dytë me anën e Despodov.

Vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe arritën të barazojnë shifrat me anën e brazilianit Benard. Dueli ishte spektakolar dhe afër fundit të pjesës së parë, pasi Brandon Thomas riktheu PAOK-un në epersi. Me rezultatin 1-2 u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, sfida u bë më taktike me Panathinaikos që kërkoi për kohë të tëra golin e barazimit, por rrjetën e tundi sërish PAOK-u me një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga ana e Schwab.

Ndeshja ishte drejt fundit, me arbitrin e katërt që akordoi 5 minuta shtesë. 2 minuta nga fundi ishte sërish Benard që shënoi për vendasit, por koha nuk ishte në favorin e Athinasve. Me këtë fitore, PAOK-u shkoi në vendin e parë me 63 pikë, në pritje të sfidës që AEK-u do të luajë ndaj Olympiacos në shtëpi.

Next Post

Vdes kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës, Shqipe Bajçinca-Brestovci

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.