Wednesday, 25. February 2026
Moto GP

Paqarada shënon gol në fitoren e St. Paulit

GS 19/05/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e St. Paulit ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Holstein Kiel me rezultatin 3 me 4 në javën e 33-të të Bundesliga 2.

Në këtë ndeshje gol shënoi edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, shkruan Lajmi.net

  

Paqarada realizoi gol pas asistit nga Saad në minutën e 74’të. Ishte vet lojtari kosovar që ndërtoi këtë aksion dhe arriti të shënonte gol për rezultatin 1 me 4.

Ky ishte gol i tretë i Paqaradës këtë sezon me St. Pauli. Ai gjatë këtij edicioni në 32 paraqitje ka bërë edhe dhjetë asiste./Lajmi.net/

  


Teilen: