• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Paqartësi dhe largime, ja “kurbanët” e Juventusit

16/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E diela e 18 majit nuk është thjesht një ditë ndeshjeje për Juventusin. Për shumë lojtarë ajo mund të jetë sfida e fundit në “Allianz Stadium”, përshëndetja e fundit për një publik që i ka mbështetur në periudha të vështira dhe të lavdishme.

JUVE

Përballja ndaj Udinezes bart më shumë sesa pikët në renditje. Është simbolikisht një fund, por edhe një prag i një kapitulli të ri për “Zonjën e Vjetër”. E rëndësishme për vendin në Champions dhe për një mbyllje dinjitoze të sezonit në shtëpi, kjo ndeshje shënon një kthesë për klubin torinez, i cili do ta përmbyllë sezonin në SHBA, në Kupën e Botës për Klube nga mesi i qershorit deri në korrik. Por shumë nga emrat që sot veshin fanellën bardhezi, atëherë mund të jenë veçse një kujtim.

DILEMAT- Lista e largimeve të mundshme është e gjatë dhe nis nga huazimet. Fransisko Konseisao, Renato Veiga dhe Randal Kolo Muani janë të gjithë në situata të paqarta. Konseisao, i ardhur në verë me një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje nga Porto, fillimisht la mbresa, por rënia në formë dhe ardhja e trajnerit Igor Tudor e lanë jashtë fushave. Marrëveshja për qëndrimin e tij duket e ngrirë dhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Portugali.

Një situatë e ngjashme edhe për Renato Veigën, që ndonëse është kthyer në një lojtar kyç në mbrojtje për shkak të mungesave, mbetet jashtë buxhetit të Juventusit, nëse Çelsi nuk ul çmimin prej 50 milionësh. Kolo Muani, nga ana tjetër, ka rilindur në javët e fundit, por edhe ai kërkon një investim të madh për t’u blerë, rreth 40-45 milionë euro, që aktualisht duket e pamundur pa shitje të rëndësishme.

VLAHOVIÇ- Një nga largimet më të bujshme pritet të jetë ai i sulmuesit serb Dushan Vlahoviç. Me kontratë deri në vitin 2026, ai ka refuzuar rinovimin dhe modifikimin e pagës, gjë që e ka shtyrë klubin ta nxjerrë në shitje. Pas dy vitesh e gjysmë në Torino, sfida kundër Udinezes mund të jetë për të përshëndetja e fundit me tifozët. Pavarësisht kësaj vale ndryshimesh, drejtori i përgjithshëm Mauricio Skanavino ka garantuar se projekti për të ardhmen është në ndërtim e sipër.

Ai ka theksuar se puna e Kristiano Xhuntolit për përforcimet e ardhshme është në vijim dhe çdo vendim do të merret bashkërisht. Sido që të jetë, për shumë prej këtyre lojtarëve, fundjava sjell fundin e një aventure. Një fund që nuk është vetëm sportiv, por emocional. “Allianz Stadium” mund të mos i shohë më të njëjtët protagonistë, por tifozët bardhezi do të jenë aty, si gjithmonë, për të përshëndetur ata që ikin dhe për të mirëpritur ata që do të vijnë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Finalja e pestë, Trepça afër titullit, për Bashkimin një rrugë e gjatë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.