Wednesday, 12. August 2026
Sport

Paqartësi në të ardhmen e Brojës

GS 12/08/2026 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja duket krejtësisht e paqartë.

Në fakt, Broja ka paqartësi edhe te Burnley për shkak se nuk po grumbullohet dhe kjo mbetet një enigmë e madhe për sulmuesin shqiptar.

Broja kishte kërkuar largimin nga Burnley dhe kishte interesim për sulmuesin, por një lëndim në fazën përgatitore bëri që ekipet të tërhiqen nga shërbimet e tij.

Lazio në Serie A ishte ekipi që më së shumti insistonte për Brojën dhe në parim kishte marrëveshje për huazimin e tij.

Megjithatë, gjithçka dështoi dhe Broja pritet të mbetet te Burnley dhe një sezon tjetër më pak minuta do të ishte shkatërrues për karrierën e futbollistit të Shqipërisë.

Broja verën e shkuar iu bashkua Burnleyt dhe ka kontratë deri në vitin 2030 me këtë skuadër që në sezonin 2026/27 do të bëjë gara në Championship.

Teilen: