• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Paqe’ në Vora-Partizani, spektakël për vetëm 1 pikë në Egnatia-Vllaznia

04/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vora dhe Partizani kanë ndarë pikët sot në ndeshjen e zhvilluar mes tyre në “Arenën e Demave”, në një përballje mes dy skuadrash që luftojnë për të qëndruar larg zonës së ftohtë të klasifikimit.

Ka qenë një ndeshje që dhuroi pak emocione, me të kuqtë që kishin iniciativën, por jo shënjestrën e duhur për të rrezikuar me gjuajtjet e vazhdueshme nga jashtë zonës.

Rastet e vërteta të ndeshjes erdhën në pjesën e dytë, kur Janjeva goditi fillimisht shtyllën e më pas traversën për skuadrën e Partizanit.

Por në fund rrjeta nuk u tund dhe barazimi pa gola, pa skuadrat të ndanin pikët.

Egnatia dhe Vllaznia e mbyllën me barazimin 2-2 ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores.

Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët me Kallakun i cili realizoi një supergol.

Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve.

Pjesa e dytë dhuroi emocione të forta nga të dyja skuadrat.

Në të 62′ Jahaja barazoi shifrat falë një gabimi të portierit Pohls. Gjërat shkuan keq për Egnatian në momentin që Fangaj shkaktoi penallti dhe u largua nga fusha me të kuq.

Balaj nuk fali para portës duke rikthyer baraspeshën.

Teksa gjithçka dukej se do të mbyllej kështu, Aleksi me Haime bënë një skemë fantastike për ti rikthyer buzëqeshjen dhe barazimin Egnatias.

Kështu të dyja skuadrat mjaftohen me 1 pikë nga dueli në Rrogozhinë.

 

Next Post

Zyla Kadriu bën histori – e para volejbolliste kosovare që transferohet në Azi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.