Thursday, 29. January 2026
Sport

Paqueta kthehet te Flamengo, shifra rekord për futbollin brazilian!

GS 29/01/2026 1 Min. Lesezeit

Lucas Paqueta po kthehet në shtëpi. Ish-mesfushori i Milanit, i cili luan për Ëest Ham që nga viti 2022, do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Flamengon, klubin që e lançoi atë në futbollin profesionist. Shifra është një rekord për futbollin brazilian: 42 milionë euro.

Në llogarinë e klubit brazilian në instagram është publikuar dhe një video me mesazhin e mëposhtëm:

“Lucas Paquetá po kthehet në shtëpi. Kthim te Flamengo. Një lëvizje historike. Një moment historik në tregun global të futbollit, i denjë për Flamengon. Dhe kjo është e mundur vetëm falë punës së kaq shumë njerëzve. Faleminderit sponsorëve tanë, të cilët investojnë te Flamengo, besojnë në projekt dhe kanë ndihmuar që ky rikthim të jetë i mundur. Faleminderit tifozëve, të cilët e forcojnë klubin çdo ditë. Dhe mbi të gjitha, falë popullit kuqezi, i cili mbështet, beson dhe e shndërron ëndrrën në realitet. Paquetá është rikthyer. Djali plangprishës po kthehet në shtëpi”.

Teilen: