Sunday, 5. April 2026
Sport

Para-eliminatoret e Botërorit 2028/ Kombëtarja e Futsallit nis sot përgatitjet, trajneri Resuli fton 14 futbollistë

GS 05/04/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e futsallit do të nisë rrugëtimin në para-eliminatoret e Kampionatit Botëror 2028, ku do të përballet me Qipron, Letoninë dhe San Marinon në datat 9, 10 dhe 12 prill.

Të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen në Parkun Olimpik të Tiranës, nën organizimin e FSHF-së.

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Erind Resuli, ka përzgjedhur 14 futbollistë për këto sfida të rëndësishme, me objektivin për të siguruar kualifikimin në raundin e radhës.

Shqipëria do të nisë grumbullimin sot në Tiranë, teksa do ta nisë këtë fushatë ndeshjesh më 9 prill ndaj Qipros në orën 19:00. Më pas, kuqezinjtë do të përballen me San Marinon më 10 prill, po në orën 19:00, ndërsa do ta mbyllin këtë raund më 12 prill ndaj Letonisë në orën 20:30.

Teilen: