Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka dhënë një sinjal të qartë para sfidës vendimtare ndaj Turqisë, duke treguar se është plotësisht i përgatitur për finalen e ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Kosova sonte është nikoqire e Turqisë në stadiumin Fadil Vokrri Stadium në Prishtinë, me ndeshjen që nis nga ora 20:45. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, teksa “Dardanët” synojnë të shkruajnë histori me kualifikimin në një turne madhor.
Një ndër lojtarët më në formë të kësaj kampanje ka qenë pikërisht Asllani, i cili ka kontribuar me tre gola dhe paraqitje vendimtare në rrugëtimin drejt kësaj finaleje.
Pak orë para ndeshjes, ai ka emocionuar tifozët me një postim në rrjetet sociale, ku ka shkruar thjesht: “Gati”. Postimi, i realizuar me Inteligjencë Artificiale, shoqërohet me një fotografi prekëse – Asllani si fëmijë, dorë për dore me legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Mesazhi i tij i shkurtër, por domethënës, ka ngjallur entuziazëm te tifozët, duke rritur edhe më shumë emocionet para përballjes që mund të hyjë në histori për Kosovën. /Lajmi.net/