Thursday, 21. May 2026
Sport

Para ndeshjes Kosovë – Islandë, mësohet agjenda e kombëtareve të mërkurën

GS 19/03/2025 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Islandës do t’i bëjnë sot përgatitjet e fundit për duelin e nesërm, i vlefshëm për “play-off” të Ligës së Kombeve.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e të dyja Kombëtareve.

Në orën 16:30 do të mbahet konferenca për shtyp e Kombëtares së Kosovës, ndërsa Dardanët do të zbresin në fushën e blertë prej orës 17:00 për ta zhvilluar seancën e fundit stërvitore para duelit me islandezët.

E mysafirët do të mbajnë konferencë për shtyp sonte duke filluar prej orës 19:00.

Të gjitha aktivitetet e sotme do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova dhe Islanda do të ballafaqohen mes vete nesër mbrëma në Prishtinë në duelin e parë të “play-off”-it, kurse ndeshja e dytë do të luhet të dielën në Murcia të Spanjës.

Ekipi që tregohet më i suksesshëm në këto dy sfida do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve në edicionin e ardhshëm, kurse ekipi tjetër do të përfundojë në Ligën C.

Teilen: