Tuesday, 12. May 2026
Sport

Para përballjes me Kosovën, Rumania mbetet pa selektor

GS 22/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kundërshtari i parë i Kosovës në Ligën e Kombeve, Rumania ka mbetur pa trajner pasi Edi Iordanescu ka vendosur të largohet nga ky post.

Bëhet e ditur se Iordanescu ka refuzuar ta rinovoj kontratën që i skadon në fund të këtij muaji, duke bërë që Federata e Futbollit të Rumanisë të jetë në kërkim për pasardhësin e tij.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Ndeshjen e parë në sezonin e ri të Ligës së Kombeve që nis në muajin shtator, Rumania e luan kundër Kosovës.

Kjo përballje që i takon Grupit C2, do të luhet më datën 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Iordanescu ishte në krye të Rumanisë prej janarit të vitit 2022 dhe në 28 ndeshje nën drejtimin e tij, Rumania regjistroi 10 fitore, 10 barazime dhe 8 humbje.

Me Iordanescun në krye, Rumania arriti të kualifikohet në “Euro 2024”, ku u eliminua në 1/8 e finales nga Holanda pas humbjes 3:0.

Rumania dhe Kosova ishin kundërshtar edhe në eliminatoret për “Euro 2024”, ku në dy ndeshje të luajtura, rumunët barazuan pa gola në Prishtinë dhe fituan 2:0 në Bukuresht.

Teilen: