• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Paradoksi i Ferrarit, pa fitore, por me pilotët më të paguar

23/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni 2025 ka qenë një zhgënjim i madh për Ferrarin, që pas 17 garash ende nuk ka shënuar qoftë një fitore. Në një vit ku McLaren dominon me 12 triumfe (7 për Piastrin e 5 për Norris), Red Bulli ka marrë 4 dhe Mercedes një, vetëm “Kokëkuqja” mbetet me zero në kolonën e sukseseve. Një kontrast i fortë me vitin 2024, kur Ferrari fitoi pesë gara dhe luftoi deri në fund për titullin e konstruktorëve.

Problemi kryesor është SF-25, një makinë e paqëndrueshme, që në çdo lloj piste apo kushtesh atmosferike ka treguar limite të qarta. Për Lewis Hamiltonin, ky sezon debutimi me Ferrarin është kthyer në një betejë për të gjetur ekuilibër, ndërsa mungesa e një podiumi deri tani rrezikon t’i prishë një traditë personale që daton që nga viti i tij i parë në Formula 1 (2007). Edhe pse britaniku pranon se ka pasur përmirësime, rezultatet në pistë nuk po përputhen me pritshmëritë.

As Charles Leclerc, tashmë në vitin e tij të shtatë me skuadrën italiane, nuk fsheh zhgënjimin. Shpresa për të fituar një garë para fundit të sezonit duket e zbehtë dhe viti 2026, me ndryshimet e mëdha në rregullore, shihet si momenti i së vërtetës për të ardhmen e tij.

Paradoksi është i qartë: Ferrari zotëron dy pilotët më të shtrenjtë të Formula 1, me një pagë totale prej 70 milionë eurosh në vit (40 për Hamilton dhe 30 për Leclerc, pa bonuset), por kjo forcë në pista nuk po shndërrohet në rezultate.

Sipas drejtuesit Fred Vasseur, skuadra duhet të përmirësohet në çdo aspekt dhe të ruajë qasjen e duhur për të qenë gati në ciklin e ri që nis më 2026. Përndryshe, rreziku është që “zero”-ja e këtij sezoni të peshojë shumë edhe në të ardhmen e Ferrarit.

Next Post

Dembele pasi fitoi Topin e Artë: Tani dua edhe Botërorin me Francën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.