Juventusi është i interesuar për Tiago Motën. Jo, nuk ka pasur ndonjë tërheqje nga Kontinasa, Tudor mbetet fuqishëm në timon deri në fund të sezonit, kur do të merret një vendim për trajnerin e ardhshëm.
Dhe në listën e mundshëm për të drejtuar pankinën e ardhshme, mund të shfaqet emri i kroatit, por sigurisht jo ai i italo-brazilianit. Klubi mbetet i interesuar për Motën, por vetëm në lidhje me të ardhmen e tij profesionale. Një aspekt i lidhur ngushtë me financat.
Historia është aq e freskët, sa edhe e thjeshtë. Gjatë ndërprerjes së fundit për ndeshjet e Kombëtareve, Mota u shkarkua nga detyra dhe Juventusi, si pasojë, ishte e detyruar të “ngarkonte” në bilancin e saj shpenzimet për trajnerin dhe stafit të tij. Sa është kjo shumë? Rreth 15 milionë euro, shpenzime bruto për të gjitha figurat që janë lidhur me klubin me kontrata që skadojnë vetëm më 30 qershor 2027.
Një shumë që e ka rënduar ndjeshëm bilancin bardhezi. Megjithatë, së fundmi po flitet se Tiago Mota është drejt një tjetër stoli. Qarkullojnë thashetheme gjithnjë e më të forta në lidhje me interesimin për Motën nga klube të mëdha. Si Atalanta, e cila po vlerëson profilin e tij, po ashtu edhe Totenham, që është në vendin e 14- të në Premier Ligë dhe që do të shpallë ndarjen me Posteçoglu. Në rast se Mota firmos së shpejti me një nga dy klubet e sipërpërmendura, por edhe me ndonjë tjetër klub surprizë, atëherë Juventusit do t’i liroheshin këto 15 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL