Sunday, 30. August 2026
Sport

Paraguai mposht Argjentinën me Messin në fushë

GS 15/11/2024 1 Min. Lesezeit

Argjentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë. Në katër ndeshjet e fundit, kampioni në fuqi i botës ka një fitore, një barazim e dy humbje.

Humbja e dytë dhe e treta e këtij cikli kualifikues për Kupën e Botës 2026 erdhi mbrëmë pas mesnate ndaj Paraguait 2-1.

Messi me shokë e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 11-të përmes Lautaro Martinez.

Megjithatë, tetë minuta më vonë, Sanabria barazoi shifrat.

Në minutën e 47-të, Alderete përmbysi gjithçka dhe i dha fitoren Paraguait.

Lionel Messi luajti tërë ndeshjen.

Kjo fitore ia shton edhe më shumë shpresat Paraguait për një kualifikim në Botëror, pasi ndodhet në vendin e gjashtë me 16 pikë.

Ndërkohë, përkundër humbjes, Argjentina mban kryesimin në renditje me 22 pikë gjithsej.

Teilen: