• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Parakalim epokal, Interi lë mbrapa Juven me… trofe

14/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse në fushën e lojës ditën e diel do të zbrisnin trofetë individualë për çdo lojtar, atëherë nuk do të kishte ndeshje. Nga nja anë është një skuadër ëndrrash dhe me kampionë që ngrenë kupa herë pas here dhe në anën tjetër një skuadër që të gjithë bashkë nuk bëjnë dot 1/3-tën e trofeve të Interit. Sepse mes sukseseve me klubin dhe me kombëtaret, Interi e mund Juventusin 161 me 54.

inter

Si ndryshojnë kohët. Vite më parë as që mund të mendohej një diferencë e tillë. Kampionët e Italisë kanë një cikël fitues duke nisur që nga Lautaro Martinez deri tek më i fundit që ka ardhur, Zalevski. Të gjithë në skuadrën e Inzagit kanë fituar të paktën një trofe në karrierën e tyre.

Për më tepër, vetë Simone “qepi” në kraharor yllin e dytë. Në tentativën e tretë si trajner i Interit ia doli të fitonte titullin, ndërsa vetë ka nisur herët që të ngrejë trofe. Në sezonin e tij të dytë te Lacio, në gushtin e vitit 2017 ngriti Superkupën e Italisë, pastaj palmaresi u pasurua me trofe të tjerë që shkuan 9 në total.

Në anën tjetër do të jetë një trajner si Tiago Mota, që është duke pritur momentin e tij. Si lojtar ka fituar gjithçka, por ende jo si trajner. Juventusi është shansi i tij i artë në karrierë. Ky diskutim vlen për të, por edhe për një pjesë të madhe të lojtarëve që ka nën urdhrat e tij.

TË MËSUAR- Fitues nuk lind, por bëhesh. Dhe të gjithë ata që veshin fanellën me ngjyra blu dhe të zeza është duke u shndërruar në një ngjarje që përsëritet shpesh. Organika dhe trofetë në duar. Të vetmit lojtarë që ende nuk kanë ngritur një trofe në qiell me skuadrën e Interit janë Jozef Martinez, Zielinski, Taremi dhe Zalevski.

Sigurisht që ata janë prezent në këtë ekip në këtë sezon. Nëse nuk do të ndodhte ajo përmbysje në finalen e Superkupës, tre prej tyre mund t’ia kishin dalë të festonin, por ka ende kohë për ta bërë këtë gjë. Interi është në garë në të gjitha fontet, titull kampion, Champions, Kupë Italie dhe Botëror klubesh.

E thotë historia aktuale e klubit që me kapitenin Lautaro Martinez duan që të fitojnë gjithçka. Ai ka arritur që të fitojë 7 tituj me Interin mes tyre 2 tituj kampionë. Është më fituesi bashkë me Barelën, Bastonin, De Vrajin dhe Darmianin. Argjentinasi erdhi në Milano i projektuar si një kampion i ardhshëm dhe ia doli që të respektonte pritshmëritë. Nga triumfet me Interin deri në majën e botës në vitin 2022. Si ai edhe Barela me Bastonin që përveçse me Interin kanë fituar Europianin në vitin 2021. De Vraj kishte edhe një Superkupë me Lacion përpara sesa të vinte në Milano, ndërsa Darmian kishte 4 tituj me Mançester Junajtidin.

“GJYSHI” MKITARIAN- Armeni është lojtari me më shumë trofe të fituar në organikën e Interit. Ai numëron 24 të tillë në 5 vende të ndryshëm, Armeni, Ukrainë, Gjermani, Angli dhe Itali. Sigurisht që është një shifër që të bën shumë efekt, pasi në kampin bardhezi më i titulluari është Ueah me 10 të tillë, mes tyre edhe 1 Kupë Italie si bardhezi. Ndërkohë që të vetmit që kanë fituar titull kampion janë Perin me Pinsoljon (2 rezerva) dhe Kalulu që ka fituar me Milanin.

Miki ka triumfuar kudo ku ka luajtur dhe tek Interi u prezantua si fitues i freskët i Konferencë Ligës në finalen e Tiranës mes Romës dhe Fejnordit. Edhe Zalevski ishte në fushë. Më i vjetri dhe më i riu për Romën në atë finale. Sot janë simboli i politikës që po ndjek Interi për të miksuar eksperiencën me talentin.

JO VETËM TITULL- Në palmaresin shkëlqyes të Mkitarianit mungon vetëm Champions League, që i iku nga duart në finalen e Stambollit. Të vetmit në organikë që e kanë fituar janë Pavar (me Bajernin), i cili është gjithashtu fitues i 15 trofeve në total duke llogaritur edhe një Kupë Bote me Francën. Edhe Arnautoviç ka arritur që të fitojë një Champions në vitin 2010. “Kurrë nuk e kam thënë që kam fituar Tripletën. Isha pjesë e asaj skuadre, por më shumë si tifoz”, ka thënë ai.

Në finalen e Champions-it në Stamboll ishte edhe Lautaro Martinez. Ky trofe është një fiksim për zikaltrit dhe një objektiv. Por përpara sesa të nisin sulmin për Europën duhet që të sigurojnë pikët për titullin kampion. Por Interi e di mirë që të dielën nuk do të zbresë me trofetë në fushë. Duhet që të zbresë Interi i vërtetë në mënyrë që të vazhdojë të pasurojë organikën.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Anulohet Partizani-Apolonia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.