• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Paralajmërim nga drejtuesit e Milan: “Rafael Leao ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh”

29/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport , Giorgio Furlani, CEO i Milanit , siguroi se e ardhmja e Rafael Leao kalon nga klubi i tij, përveç nëse dikush paguan klauzolën e lirimit.

“Ai ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh. Megjithatë, mund të konfirmoj se dëshira e Rafës është të qëndrojë dhe të vazhdojë te Milani. Në fund, janë lojtarët ata që vendosin të ardhmen e tyre, por shpresoj që ai të qëndrojë me ne sa më gjatë të jetë e mundur”, tha ai, transmeton GazetaBlic Sport.

Në fund të sezonit të kaluar, portugez rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2028 me kuqezinjtë , duke siguruar që e ardhmja e tij e afërt të ishte në Itali.

Megjithatë, anësori po pëlqehet shumë nga disa klube, disa nga Premier League , ku ai tashmë ka pranuar se do të dëshironte (një ditë) të luante, si dhe PSG , të cilët po kërkojnë të zëvendësojnë Kylian Mbappe , i cili po largohet gjatë verës.

/GazetaBlic Sport/

Next Post

Astrit Merko ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për turneun kualifikues në Moldavi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.