Pavarësisht formës së mirë të kohëve të fundit të Manchester United (pas fitoreve kundër Southampton-it dhe Arsenal-it dhe një barazimi ndaj Liverpool-it), Ruben Amorim paralajmëron tifozët se pjesa e mbetur e sezonit nuk do të jetë e lehtë për ekipin e tij.
“Do të jetë e vështirë deri në fund të sezonit. Do të jetë pak si një rrëshqitje e lirë në një park argëtimi. Pastaj, gjithçka varet nga koha që kemi për të stërvitur. Jemi ende në Kupë dhe kemi ndeshje në kompeticionet evropiane, si UEFA Europa League. Për këtë arsye, është e rëndësishme të përqendrohemi në të enjten e ardhshme (ndaj Rangers) për të fituar dhe për të tentuar të renditemi mes tetë më të mirëve. Në këtë mënyrë, mund të heqim dy ndeshje nga kalendari dhe të kemi një javë më të plotë”, tha ai.
“Po përpiqemi të bëjmë gjithçka njëkohësisht. Kemi bërë shtatë stërvitje së bashku gjatë 14-15 ndeshjeve. Është shumë e vështirë, por duhet të vazhdojmë dhe të përpiqemi të fitojmë. Ndonjëherë duke luajtur mirë, ndonjëherë keq. Do të përpiqemi të fitojmë ndeshjet,” vazhdoi Amorim.
“Mendoj se gjëja më e mirë për të ndihmuar lojtarët është të ruajmë qetësinë dhe të përpiqemi të shpjegojmë çfarë duhet ndryshuar. Pastaj, ” shtoi ai.
Sa i përket tregut të transferimeve, Ruben Amorim pranoi se dëshiron të mbajë të gjithë lojtarët aktualë, edhe pse disa prej tyre janë lidhur me një largim të mundshëm nga klubi:
“Ata janë lojtarët tanë, kështu që kemi kontroll mbi situatën e transferimeve. Jemi ne që vendosim. Ndonjëherë është më e vështirë për lojtarët, sepse ata marrin disa informacione dhe kjo ndihet në të gjitha ekipet. Është kështu.”
I pyetur specifikisht për Antony-n, Amorim theksoi sërish se dëshiron të mbajë të gjithë lojtarët:
“Siç e kam thënë më parë, dua të mbaj lojtarët e mi, jam i përqendruar te këta lojtarë. Nuk e di çfarë do të ndodhë në këtë merkato, do të shohim. Por ai (Antony) bëri një punë të mirë.”