Nesër me fillim nga ora 20:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i përballjes mes Dritës dhe Viktoria Plzen, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Para ndeshjes në konferencë për media foli trajneri i Viktoria Plzen, Miroslav Koubek, duke vlerësuar Dritën, por që thotë nuk ia kanë frikën.
“E dimë se çfarë na pret, Drita është një kundërshtar cilësor, këtë e dinim edhe para ndeshjes së parë. Ne gjithashtu e dimë se nesër do të jetë një mjedis me stuhi. Respekti dhe përulësia ndaj kundërshtarit po, por frikë jo. Lojtarët e Dritës kanë eksperiencë me ndeshje të ngjashme, tashmë për të katërtin vit radhazi po luajnë në kualifikimet e Ligës së Konferencës, nuk janë të përulur”, tha trajneri i ekipit çek.
Ndeshjen e parë si mysafire, Drita barazoi me Viktoria Plzenin pa gola 0:0./Lajmi.net/