• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Paraqitje turpëruese, Kosova pëson debakël nga Zvicra

05/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova e ka pësuar humbjen më të rëndë nën udhëheqjen e gjermanit Franco Foda, duke pranuar katër gola, në nismë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Me listën më të mirë të lojtarëve ndonjëherë, me Leon Avdullahun debutues, “Dardanët” u mposhtën thellë, 4:0 nga Granit Xhaka me shokë te Zvicra që marrin trepikëshin e parë në grup edhe me lehtë se ç’pritën.

Përzgjedhësi zviceran Murat Yakin kishte paralajmëruar se nuk do të jetë më ndeshje vëllazërore dhe ashtu edhe ndodhi në “St. Jakob Park” të Baselit, para 33 mijë shikuesve, një pjesë e madhe e tyre shqiptarë.

Gjithçka u vendos brenda 45 minitave të para kur një Kosovë pa vizion e pa koncept në fushë pranonte gola njëpasnjë.

Pas një dominimi për 20 minuta, Zvicra i konkretizoi dy raste për të kaluar në avantazh të dyfishtë ndaj Kosovës.

Manuel Akanji shënoi pas goditjes nga këndi, në minutën e 22-të.

Për 2:0 realizoi Breel Embolo në minutën e 25-të. Lumbardh Dellova reagoi zbehtë në mbrojtje, ndërsa topi erdhi tek Embolo që nuk fali.

Në minutën e 39-të për 3:0 shënoi Silvan Widmer, ndërsa Embolo (45’) realizoi golin e dytë personal, në fund të pjesës së parë për rezultatin final 4:0.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Të hënën në “Fadil Vokrri” Kosova e pret Suedinë, që sonte luajti 2:2 me Slloveninë.

Next Post

Rrahmani: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona, humbëm gjithmonë topin e dytë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.