• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Paraqitjet e dobëta në fushë, Çelsi është shpërdoruesi më i madh i Premier Ligës

27/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Statistikat kanë zbuluar se Çelsi kryeson në klasifikimin e shanseve të mëdha të humbura, ndërsa sezoni i tyre i tmerrshëm vazhdoi të dielën. Skuadra e Mauricio Poçetinos u mund 2-1 nga Uolvesi në “Molineux”, e cila ishte humbja e tyre e tetë nga 18 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon.

sterling

Blutë paguan për mundësitë e shpërdoruara përpara se vendësit t’i ndëshkonin duke shënuar dy herë në fund. Rastet e humbura kanë qenë një temë e zakonshme për Çelsin këtë sezon dhe nuk është çudi që ata kryesojnë në rastet e mëdha të humbura në Premier Ligë këtë sezon.

Sipas “Opta”-s, skuadra e Londrës Perëndimore ka krijuar 57 raste të mëdha këtë sezon dhe ka humbur 36 prej tyre. Shpërdorimi më i pabesueshëm në disfatën me Uolvesin erdhi nga Rahim Sterling, përpjekjet e të cilit u shpëtuan nga portieri.

Sa, pasi sulmuesi anglez zgjodhi të gjuante, pavarësisht se kishte mundësinë për të pasuar të shërbyer Kol Palmerin dhe Nikolas Xheksonin. Trajneri Mauricio Poçetino tha pas ndeshjes:

“Ndihemi shumë të zhgënjyer sepse mendoj se meritojmë shumë më tepër. Ky kompeticion të lëndon kur nuk je mjaftueshëm i saktë. Ne krijuam shanse. Kjo është arsyeja pse është kaq zhgënjyese. Ne pësuam gol pas disa goditje këndi dhe ishte vërtet e vështirë.

Shpërdorimet? Jemi një skuadër e re në moshë. Kemi lojtarë që luajnë për herë të parë në Premier Ligë. Ata duhet të përshtaten dhe natyrisht ka të bëjë me vetëbesimin. Ka të bëjë edhe me cilësinë. Bëhet fjalë për shumë gjëra. Ne duhet të shënojmë nëse duam të fitojmë ndeshjet. Jemi shumë të zhgënjyer. Ndonjëherë duhet të mbajmë portën e pastër nëse nuk mund të shënojmë”.

22112

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Distria Krasniqi, xhudistja numër një në ranglistën botërore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.