CHAMPIONS LEAGUE PSG-Liverpool Një nga ndeshjet më të forta në fazën e 1/8-ve në Champions League sheh PSG-në të luajë kundër Liverpool-it. Janë kampionët francezë ata që po presin ndeshjen e parë dhe ata do të bëjnë gjithçka për të marrë epërsinë për të kaluar më pas në Anfield. Por si parashikohet kjo ndeshje? Fituesit e kësaj ndeshje do të luajnë ose me Aston Villan ose me Club Brugges në çerekfinale. Parisienët nuk kanë ardhur lehtë deri në këtë pikë të Champions League. Në një fazë dukej sikur ata mund të mos arrinin as në fazën me eliminim direkt. Më pas gjetën formën e tyre dhe përfunduan në vendin e 15-të. Kjo i çoi ata në një përplasje tërësisht franceze me Brestin në raundin e play-off-it duke e fituar me rezultatin 10-0 në total. Liverpooli përfundoi në krye të tabelës në fazën e ligës. Ashtu si kundërshtarët e tyre në këtë ndeshje, edhe ata janë të parët në kampionatin vendas. Të dyja skuadrat e kanë të lehtë të gjejnë rrugën e rrjetës dhe ndeshja e parë pritet që të ketë të paktën tre gola të shënuar. Gjithashtu sipas specialistëve të basteve, PSG ka një propabilitet prej 53% për të triumfuar ndaj Liverpulit që ka vetëm 27%. 20% është vlerësuar barazimi. PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja skuadrat dhe shënohen mbi 2.5 gola 55%.
CHAMPIONS LEAGUE Feyenoord-Inter Aventura e Feyenoord në Champions League vazhdon me dy ndeshje në fazën e 1/8-ve kundër kampionit italian Inter. E para nga dy ndeshjet do të zhvillohet në Roterdam, me Feyenoord që do të mirëpresë Interin këtë të mërkurën. Në fund të këtij vrojtimi, do të kemi dy parashikime për rezultatet e mundshme të ndeshjes. Për të rezervuar vendin e tyre këtu, Feyenoord eliminoi rivalët vendas të Interit, Milanin në fazën play-off. Kjo pasi e mbylli në vendin e 19-të në fazën e ligës, me 13 pikë. Kjo shifër është gjashtë pikë më pak se ajo e Interit, pasi gjigantët italianë arritën të renditen në vendin e katërt. Italianët humbën vetëm një ndeshje në fazën e ligës dhe morën lavdërimet për aspektin mbrojtës. Skuadra e Simeone Inzaghit pësoi vetëm një gol në tetë ndeshjet e fazës së ligës. Megjithatë, ata shënuan më pak gola (11) në mesin e ekipeve që përfunduan në 17 pozicionet e para. Fituesi i këtij çifti pret një biletë për në Gjermani, për t’u përballur me Bayern Munich ose Bayer Leverkusen. Fitorja e Feyenoord në këtë sfidë vlerësohet me 31% shanse, ndërsa barazimi 25%. Për zikaltrit vlerësohet se ka 44% shanse për triumf edhe pse parashikimi është që ndeshje të përfundojë me më pak se 2.5 gola. PARASHIKIMI: Shënohen më pak se 2.5 gola 44%.
CHAMPIONS LEAGUE Bayern Munich vs Bayer Leverkusen Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, do të përballen në ikonikun Allianz Arena në ndeshjen e parë të ndeshjes së tyre në fazën e 1/8-ve të Champions League këtë të mërkurë. Fituesi i këtij çifti do të vazhdojë të përballet me një mes Feyenoord ose Inter në çerekfinale. Kjo ndeshje shënon një moment historik për futbollin e klubeve gjermane pasi është hera e parë që këto skuadra do të takohen në një kompeticion të madh evropian. Bayern Munich fitoi ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër kundërshtarëve gjermanë, duke mposhtur Borussia Dortmundin në finalen e 2012-13. Takimi i fundit i tillë i Leverkusenit ishte humbja ndaj Hamburgut në Kupën UEFA 2007- 08. Vendasit konsiderohen favoritët e qartë, por vizitorët janë të pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit kundër këtij kundërshtari nën drejtimin e Xabi Alonso. Megjithatë, Champions League është një tjetër kompeticion dhe Bayern Munich pritet të fitojë. Shanset që kjo gjë të ndodhë janë 44%, ndërsa barazimi është vlerësuar me 29%. Sa i përket fitores së Leverkusenit, shanset që kjo të ndodhë konsiderohen 27%. PARASHIKIMI: Fiton Bayern Munich 44%
CHAMPIONS LEAGUE Barcelona-Benfika Për herë të dytë këtë sezon, Barcelona dhe Benfica do të përballen në Champions League. Kësaj radhe ata ndeshen në fazën e 1/8-ve, me Benfican që pret ndeshjen e parë në Estadio da Luz mbrëmjen e sotme. Në javën e shtatë në fazën e ligës, këto dy skuadra luajtën në një thriller me nëntë gola në Lisbonë. Barcelona shënoi tre herë në 12 minutat e fundit të ndeshjes ku ishte duke humbur 4-2, për ta çuar në 5-4. Pas asaj përmbysjeje, gjigantët spanjollë do të jenë të vetëdijshëm për pritjen armiqësore që i pret në Lisbonë. Ata do të jenë të përgatitur për të, pasi ecuria e tyre e fundit, e cila i ka rikthyer në krye të La Ligës, ka rrënjosur shumë besim. Benfica ka humbur vetëm një herë që nga ajo humbje nga Barcelona dhe një seri prej tetë ndeshjesh pa humbje do të shërbejë si një përgatitje perfekte për këtë përballje. Fituesi i kësaj ndeshje do të vazhdojë në çerekfinale për t’u përballur me Borussia Dortmundin ose Lille. Sa i përket parashikimit, Barcelona është skuadra favorite me 47% shanse për të fituar, ndërsa Benfika ka vetëm 33% shans. Barazimi vlerësohet me 20% shans për të ndodhur. Sa i përket parashikimit, pritet një fitore e Barcelonës. PARASHIKIMI: Fiton Barcelona, 44%
PANORAMASPORT.AL