• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PARASHIKIMET, 1X2/ Reali dhe Dortmundi favoritë, priten gola te PSV-Arsenal

04/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Screenshot 2025-03-04 092119

CHAMPIONS LEAGUE

Real Madrid-Atletico Madrid

Faza e 1/8-ve në Champions na sjell derbin e Madridit në Santiago Bernabeu në ndeshjen hapëse, me Real Madridin që lufton për të kaluar më tej me rivalët e përjetshëm të Atletico Madrid. Kjo ndeshje do të shënojë takimin e 10-të mes këtyre skuadrave në Europë dhe herën e pestë që ata do të përballen në fazën me eliminim direkt. Real Madrid ka pasur sukses në të pesë ato takime me eliminim direkt. Mikpritësit janë favoritët e qartë në këtë ndeshje, por vizitorët nuk kanë humbur në Santiago Bernabeu në tri vizitat e fundit. Megjithatë, Championsi është një histori tjetër.

PARASHIKIMI: Fiton Real Madridi dhe shënojnë të dyja skuadrat 43%

 

CHAMPIONS LEAGUE

Club Brugge – Aston Villa

Për herë të dytë këtë sezon, Club Brugge pret Aston Villa-n në Champions League. Ata u takuan në fazën e ligës dhe tani takohen me njëritjetrin në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve. Ndeshja e parë përfundoi me triumfin minimal të belgëve, që po kalojnë një periudhë të mirë. Brugge është në vendin e dytë në kampionat, ndërsa Aston Villa në vendin e 10- të. Prashikimi ynë është që sfida mund të mbyllet me fitoren e Club Brugge ose barazim.

PARASHIKIMI: Fiton Club Brugge ose barazim 75%

 

CHAMPIONS LEAGUE

PSV – Arsenal

Dy skuadrat që po kalojnë kohë të vështira së fundmi, PSV Eindhoven dhe Arsenal, do të përballen në Champions League këtë të martë. Të dy palët do të jenë të prirura të luftojmë për të ngritur moralin përveç faktit se duan të kualifikohen. Ky do të jetë një ritakim mes këtyre skuadrave, pasi janë takuar në Champions League sezonin e kaluar dhe në Europa League një sezon më parë. Në ndeshjet e mëparshme njëherë ka festuar Arsenali dhe një herë tjetër PSV-ja. Në këtë ndeshje që pritet të jetë shumë e luftuar, shanset që të shënohen gola nga të dyja skuadrat janë të larta.

PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja skuadrat 54%

 

CHAMPIONS LEAGUE

Dortmund – Lille

Borussia Dortmund po shikon një tjetër ecuri pozitive në Champions League, pasi arriti në finalen e vitit të kaluar. Borussia Dortmundit iu desh të kalonte në këtë fazë përmes “play off”-it. Kjo erdhi pasi përfundoi e 10- ta në fazën e ligës. Ata kaluan ndaj Sporting Lisbonës me një fitore të përgjithshme 3-0. Lille nga ana tjetër po kalon një sezon solid deri tani. Në fazën e ligës ata bënë mirë dhe avancuan mes 8 më të mriave. Skuadra franceze do të përpiqet të fitojë për herë të parë një ndeshje me eliminim direkt në Champions League. Megjithatë, mungesa e eksperiencës mund ta penalizojë, duke parë se Dortmundi është një skuadër që është mësuar më shumë në arenën më të rëndësishme europiane.

PARASHIKIMI: Fiton Borussia Dortmund 46%

 

CHAMPIONSHIP

Cardiff – Burnley

Lufta e Burnley-t për t’u ngjitur menjëherë në elitën e futbollit anglez vazhdon këtë të martë me një ndeshje jashtë fushe kundër Cardiff në Championship. Cardiffi është pesë pikë larg zonës së ftohtë, ndërsa Burnley shkon në ndeshje i renditur i treti. Këto dy skuadra po vijnë nga eliminimet zhgënjyese në FA Cup. Cardiff City pësoi një humbje 2-0 kundër Aston Villas, dhe tani i mbetet vetëm kampionati për t’u fokusuar. Kjo humbje i la ata vetëm me një fitore në shtatë ndeshjet e fundit. Herën e fundit që ata u përballën me një ekip mes tre më të mirëve, ata u mposhtën 7-0 nga Leeds United. Megjithatë, ata janë të pamposhtur në gjashtë ndeshje në shtëpi, duke fituar tre.

PARASHIKIMI: Fiton Burnley 43%

 

CHAMPIONSHIP

Millwall – Bristol City

Bristol City është në epërsi në objektivin e tyre për ta mbyllur këtë sezon mes gjashtë më të mirëve dhe do të shpresojë ta rrisë atë me një fitore ndaj Millwall të martën. Millwall do të shkojë në këtë përballje duke kërkuar të përgjigjet pas disfatës në FA Cup. Luanët vijnë nga humbja 3-1 kundër Crystal Palace në raundin e pestë të FA Cup. Kjo pritet të jetë një ndeshje më e lehtë për miqtë. Për Bristol City, eliminimi i FA Cup erdhi shumë më herët, që do të thotë se ata kanë pasur më shumë kohë pushimi para kësaj ndeshjeje. Megjithatë, nga lufta që pritet mes të dyja skuadrave, pritet të ketë gola nga të dyja kampet.

PARASHIKIMI: Shënojnë të dyja skuadrat 57%

 

LEAGUE ONE

Wycombe Wanderers – Burton Albion

Burton Albion shkon në një përplasje vendimtare kundër Wycombe Wanderers që po lufton për t’u ngjitur një kategori më lartë. Nga ana tjetër, Burton është duke synuar të largohet nga zona e ftohtë në League One në javën e 35-të. Parashikimi ynë është që Burton i vendit të 21-të mund të bëjë një surprizë ndaj Wycombes. Burton barazoi 1-1 në shtëpi me Mansfield, por rezultati e konfirmoi formën e tyre premtuese në javët e fundit. Vizitorët janë mposhtur vetëm në një nga dhjetë ndeshjet e fundit të kampionatit, duke marrë pesë fitore dhe katër barazime. Ata gjithashtu kanë fituar dy ndeshjet e fundit jashtë shtëpisë së tyre dhe po tregojnë qëndrueshmëri.

PARASHIKIMI: Barazim ose fiton Burton 43%

 

LEAGUE ONE

Huddersfield – Wrexham

Problemet e golave të Huddersfield i pengojnë ambiciet e play-offit në League One, pasi ata presin Wrexham-in që kërkon ngjitjen në javën e 35-të të kampionatit. Kjo ndeshje vë përballë Hudddersfieldin e vendit të pestë dhe Wrexham të vendit të tretë. Wrexham vjen pas një barazimi 0-0 në shtëpi kundër Boltonit, që ndaloi marshimin e tyre drejt dy vendeve të para. Megjithatë, ishte pika e tyre e dhjetë në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, me vetëm një humbje. Gjithsesi, Wrexham ndihet besimplotë se mund të triumfojë në këtë përballje duke parë se në tri ndeshjet e fundit jashtë fushe ka siguruar pikë të plota.

PARASHIKIMI: Barazim ose fiton Wrexham 52%

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Rikthehen drithërimat e Championsit, derbi i mbrëmjes në “Santiago Bernabeu”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.