Vdekja e Papa Françeskut u kthye në temën kryesore të ditës sot. Një lajm i trishtë që po ashtu solli shtyrjen e ndeshjeve të Seria A.
Në Angli, imagjinata ka punuar edhe gjatë kësaj dite. Vdekja e Atit të Shenjtë është lidhur me parashikimin e çmendur, që nxjerr Arsenalin fitues të këtij edicioni të Champions.
Hera e fundit kur një Papë ndërroi jetë në prill, një skuadër angleze fitoi Ligën e Kampioneve. Arritje që u regjistrua pasi mposhti në finale një skuadër italiane. Bëhet fjalë për vitin 2005.
Asokohe, Papa Gjon Pali II ndërroi jetë në prill dhe Liverpuli mposhti Milanin në finale përmes penalltive. Këtë herë, teoria konspirative të dërgon te fitorja e Arsenalit ndaj Interit.
Kujtojmë se në gjysmëfinale, Arsenali përballet me PSG-në dhe Interi me Barcelonën.
PANORAMASPORT.AL