Geri Nevil pret që gara për titull në Premier Ligë të përfundojë përpara javës së fundit, të dielën e 19 majit, pavarësisht se Arsenali dhe Mançester Siti ndahen me vetëm një pikë në dy javët e fundit.
Ish-kapiteni i Mançester Junajtid tha se Arsenali mund të humbasë pikë kundër “Djajve” në javën e parafundit dhe e cilësoi Mançester Sitin perfekt, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës ka edhe një ndeshje më shumë në dispozicion ndonëse renditet për momentin në vendin e dytë, -1 nga “Topçinjtë”.
“Nuk jam i sigurt se kampionati do të vendoset në javën e fundit. Ajo që ndodh normalisht në këto momente është se nëse Mançester Siti fiton të shtunën (kundër Fulhamit) dhe Arsenali humb pikë të dielën, Siti fiton titullin të martën (ndeshjen e prapambetur kundër Totenhemit)”, tha opinionisti i “Sky Sports” në parashikimin e tij.
PANORAMASPORT.AL