Friday, 10. April 2026
Sport

Parashikimi i Kasanos: Milani është ekip patetik, do të eliminohet në fazën e grupeve të Championsit…

GS 29/09/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-lojtari i kombëtares së Italisë, Antonio Kasano ka dhënë një intervistë për “Sky Sport Italia”, ku është ndalur pikërisht tek Milani dhe Champions-i.

kasano

“Milani dukej patetik në ndeshjet kundër Interit dhe Njukasëllit. Ishte një pamje e trishtuar. Me atë nivel futbolli, skuadra nuk do të arrijë të kualifikohet dhe mendoj se do të eliminohet nga Champions-i. Në përgjithësi, kam një parandjejë se Milani do të përfundojë në vendin e fundit në grup”, deklaroi ai.

Në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, kuqezinjtë e Piolit do të udhëtojnë drejt Gjermanisë ku do të përballen me Borusia Dortmundin, të mërkurën e 4 tetorit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: