Friday, 15. May 2026
Sport

Parashikimi i Lajminet për shortin e Euro 2024, Shqipëria në grup me Serbinë dhe dy kombëtare të forta

GS 29/11/2023 1 Min. Lesezeit

Shorti për grupet në Kampionatin Evropian do të hidhet të shtunën me fillim nga ora 18:00.

Shqipëria do të mësojë kundërshtarët për aventurën në Evropian.

Në studion e improvizuar të lajmi.net gazetari ka hedhur shortin për fazën e grupeve në “Euro 2024”.

Sipas këtij shorit, Shqipëria do të përballet me Serbinë, Francën dhe Skocinë.

Kujtojmë që edhe “The Sun” kishte parashikuar grupet, ku “kuqezinjtë” u vendosën në short me Spanjën, Sllovakinë dhe Serbinë.

Shqipëria është e konfirmuar në vazon e dytë, por kundërshtarë të rrezikshëm ka edhe në vazon e tretë apo të katërt.

Kështu, është mëse e mundshme të ketë një “grup ferri”, pasi në vazon e tretë gjenden skuadra si Holanda e Kroacia, ndërsa Italia ka përfunduar në vazon e katërt. /Lajmi.net/

Teilen: