Sunday, 25. October 2026
Sport

Parashikimi i motit për sot/ Reshje intensive dhe erëra deri në 60 km/h në të gjithë vendin

GS 25/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë vranësira të dendura, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim, duke gjeneruar rrebeshe shiu.

Sipas MeteoAlb, intensiteti më i lartë i shirave do të jetë në zonat veriperëndimore, jugperëndimore, si dhe pjesërisht në qendër të territorit. Priten stuhi të forta ere.

Orët e pasdites e në vijim do të mbeten me vranësira dhe shira në të gjithë territorin, por me intensitet të ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar, duke luhatur vlerat ditore nga 5 °C, temperatura më e ulët e shënuar në Pukë, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 21 °C, përkatësisht në qarqet Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë.

/rtsh.al/

Teilen: