Kuadri i 16 skuadrave që do të vazhdojnë rrugën drejt Mynihut në Ligën e Kampioneve është plotësuar këtë mesjavë me surpriza të mëdha, ku pa dyshim eliminimi i tri skuadrave italiane (Milan, Atalanta dhe Juventus) ishte tema e mediave kryesore sportive në Evropë.Sot 16 skuadrat e mbetura në garë do të mësojnë rivalët e tyre në 1/8 e finaleve, teksa “Opta” ka bërë dhe një parashikim të ri të skuadrave sipas shanseve që ato kanë për të fituar trofeun e lakmuar në fund të majit. Sukseset e Fejnordit, PSV-së apo Bryzhit kundër skuadrave të forta italiane nuk është se i ka rritur shanset e tyre për fitimin e trofeut, me Fejnordin ekipin më pak të mundshëm për të fituar titullin (0.6%).
Dy skuadrat angleze, Liverpuli dhe Arsenali (ndër të tjera dhe kryesuese në Premier) kuotohen me shanset më të mëdha për të fituar, me “The reds” me 20.2% shanse për të fituar. Barcelona spektakolare e këtij sezoni në Champions e jo vetëm shihet e treta në listë, ndërsa kampionët në fuqi të Europës, Reali që nxori nga gara Mançester Sitin është i pesti për sa i përket shanseve për trofeun (10.5%) i lanë pas dhe nga Interi.
Megjithatë, duke parë se çfarë ndodhi në play-off nuk mund të përjashtohet asgjë. Ky Champions duket vërtet i paparashikueshëm.
PANORAMASPORT.AL