• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Parashikimi i Panuçit: Napoli e Interi, pretendentë kryesorë. Kur isha 20-vjeç më ofruan pesëfishin e rrogës por…

14/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristian Panuçi, ish-trajneri i Kombëtares, ka komentuar situatën e futbollit italian, ashtu si ka treguar edhe mendimin e tij për të gjitha lëvizjet që po bëhen drejt Arabisë Saudite.

Christian Panucci of AC Milan

“Në nivelin e futbollit italian ne kemi bërë shumë mirë, me skuadrat në finalet e kompeticioneve europiane. Vërtet nuk arritën të triumfonin, por është një e dhënë e rëndësishme. Interi u përball me një ekip që shpenzon 20 herë më shumë, por luajti një lojë të shkëlqyer. Në nivel europian dhamë një imazh të mirë.

Tani do të nisë sezoni i ri i Serisë A. Interi është gjithmonë një skuadër e fortë, Napoli do të përpiqet ta shesë shtrenjtë veten dhe do të shohim çfarë do të bëjnë Juventusi dhe Milani.

Brozoviç dhe Milinkoviç-Saviç ne Arabi? E di që në Arabi kanë synime të qarta si të organizojnë Botërorin dhe kanë lekë me thasë, me ndjenjën që duket se ka vdekur dhe tashmë sundojnë vetëm paratë. Nuk dua të bëj moralistin, edhe unë 28 vjeç ndoshta do të kisha shkuar, por kur isha 20 vjeç dhe luaja te Milani, Midëllsbrou më ofroi 5 herë më shumë, por unë nuk shkova, sepse Milani ishte skuadra më e fortë në botë. Sot nuk jemi ndër skuadrat më të forta. Onana është humbje e madhe, por 60 milionë për një portier janë shumë për t’u refuzuar”, tha italiani.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Messi krejt ndryshe në Amerikë, e shohin në market duke blerë gjëra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.