Wednesday, 13. May 2026
Sport

Paris 2024: Alcaraz-Djokovic, finalja e madhe e Olimpiadës

GS 02/08/2024 1 Min. Lesezeit

Alcaraz-Djokovic do të jetë finalja e madhe e meshkujve në tenis në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Tenisti serb ka mposhtur 2-0 (6-4 6-2) italianin Lorenzo Musetti në gjysmëfinalen e zhvilluar në “Roland Garros”.

Në finalen e madhe që do të zhvillohet të dielën serbi do të përballet me spanjollin Alcaraz dhe do të synojë medaljen e artë olimpike, të vetmin trofe që i mungon.

Italiani Musetti do të sfidojë kanadezin Felix Auger-Aliassime në një ndeshje që vlen  medaljen e bronztë në Paris 2024.

Teilen: