• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Paris 2024/ Ceremonia e mbylljes së Olimpiadës, ja kush janë të ftuarit special

11/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Olimpiada e 33-të, ajo e “Paris 2024“, është padyshim suksesi i radhës i sportit ndërkombëtar. Ajo bëri bashkë 10500 sportistë nga 206 komitete olimpike të të gjithë botës, të cilët konkurruan në 329 evente dhe 32 disiplina sportive.

Midis këtyre shteteve ishin edhe Shqipëria dhe Kosova me sportistët e tyre. Kuqezinjtë u përfaqësuan me 8 sportistë dhe dardanët me 9 sportistë.

Organizatorët e Paris 2024, kanë menduar edhe për një ceremoni mbyllëse emocionuese e cila do të zhvillohet të dielën nga ora 21.00 deri në 24.00.

Sipas disa burimeve dhe raporteve të publikuara nga gazeta franceze Le Parisien, Thomas Jolly është duke përgatitur shfaqjen përmbyllëse, me performanca të përfolura nga dy grupe të njohura franceze: fituesit e Grammy-t Phoenix dhe dyshja elektronike AIR, të cilët kanë qenë në turne këtë vit.

Yje të tjerë që përflitet se do të shfaqen janë Snoop Dogg dhe spekulimet janë se në këtë ceremoni, të pranishme do të jenë dhe Taylor Swift dhe Billy Ilysh.

Gjithashtu është konfirmuar se Tom Cruise do të shfaqet gjatë ceremonisë së mbylljes.

Komiteti Francez i Lojërave Olimpike nuk ka dhënë detaje të hollësishme për ngjarjen megjithatë kanë zbuluar se Stade de France do të shndërrohet në një sallë gjigante koncertesh, me qindra interpretues, kërcimtarë dhe artistë cirku.

 

Next Post

Dudaev rifutet në garë, Shqipëria shpreson për një medalje olimpike në mundje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.