Wednesday, 13. May 2026
Sport

Paris 2024, përcaktohen sfidat çerekfinale në basketboll për meshkuj

GS 04/08/2024 1 Min. Lesezeit

Janë përcaktuar çiftet çerekfinaliste të turneut të basketbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Favoritët kryesorë për të fituar medaljen e artë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen me Brazilin në një sfidë që vlen një vend në gjysmëfinale.

Gjermani-Greqi, Francë-Kanada dhe Serbi-Australi janë tre sfidat e tjera çerekfinale. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në 6 gusht.

Teilen: