Vera e 2024 nuk është një periudhë e mirë për të këshilluar njerëzit të qëndrojnë larg ekraneve. Ceremonia e hapjes e “Paris 2024” u ndoq nga 24.4 milionë teleshikues duke e kthyer eventin në më të ndjekurin për një transmetues francez.
Ky event ka arritur që të kalojë edhe finalen e Kupës së Botës të luajtur mes Francës dhe Argjentinës. Ndeshje kjo e ndjekur prej plot 24.08 milionë tifozësh në “TF1”.
Falë këtyre numrave “France 2” ka parakaluar i përket shikueshmërisë në muajin korrik për herë të parë “TF1” që prej 1987. “France 2”, televizoni publik kryesor francez, falë transmetimit të Olimpiadës ka arritur që të konkurojë televizionet e tjera franceze.