Monday, 19. January 2026
Sport

Paris FC insiston për Asllanin

GS 19/01/2026 2 Min. Lesezeit

Kristjan Asllani ka dy javë kohë për të vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij, për të mos rrezikuar ta mbyllë që tani sezonin duke u kthyer në një spektaktor në pankinë apo tribunë në muajt në vijim.

Ai nuk bën pjesë as në planet e Torinos dhe as në planet e Interit ndaj duhet të gjejë një sistemim të ri, por deri tani, ka kthyer mbrapsht propozimet që i kanë ardhur.

Një prej tyre kishte ardhur nga Franca, ku klubi i Paris FC, i cili ka si pronar një prej njerëzve më të pasur në botë, Bernard Arno. K

Kësisoj, del në pah fakti se Paris FC është gati të shpenzojë për të blerë kartonin e futbollistit shqiptar dhe jo thjesht ta huazojë atë, duke e shtyrë Interin që të ketë një vëmendje më të madhe ndaj një marrëveshje të mundshme dhe të tentojë të bindë Asllanin të thotë “po”.

Paris FC është në vitin e parë në elitën e futbollit francez dhe si objektiv ka mbijetesën, por nëse vazhdon përforcimet cilësore, mund të kthehet në një të ardhme të afërt në një prej protagonistëve në këtë kampionat

Teilen: