Thursday, 26. February 2026
Sport

Paris Saint Germain mbron titullin e kampionit

GS 27/05/2023 1 Min. Lesezeit

Paris Saint Germain është kampion i Francës për sezonin 2022-23.

Paris Saint Germain ka barazuar 1:1 me Strasbourg në kuadër të xhiros së 37 në Ligue 1 dhe matematikisht janë shpallur kampion.

  

Leo Messi shënoi për klubin parisien, në minutën e 59′ të ndeshjes.

Vendasit arritën të barazojnë rezultatin.

Gameiro shënoi në minutën e 79′ për shifrat 1:1.

Me këtë barazim PSG mban vendin e parë me 85 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, teksa ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në përfundim të këtij sezoni.

Strasbourgu në anën tjetër qëndron në vendin e 15 më 40 pikë gjithsej./Lajmi.net/

 

  


Teilen: