Parma duket në rrugën e duhur për tu rikthyer në Seria A. Në javën e fundit Parma mundi 2-1 Kremonezen në transfertë, duke konsoliduar epërsinë e saj në renditje.
Në përfundim të ndeshjes të gjithë u kthyen në dhomat e zhveshjes, përveç tre lojtarëve. Ansaldi, Çiçizola dhe Estevez ndalojnë në hyrje të kampit me një celular në dorë. Arsyeja? Superklasikja argjentinase. Është Boka Zhuniors-River Plate, ndeshja për tu ndjekur nga të tre argjentinasit. 3 pikë dhe një moment për t’i ndarë së bashku. Pak më shumë se 11,200 km ndan Kremonën nga Bombonera, si dhe 90 minuta për të jetuar në tokën e tyre argjentinase.
PANORAMASPORT.AL