Portieri veteran Gianluigi Buffon mbeti në lot pasi Parma u eliminua nga play-offi i Serie B nga Cagliari të shtunën vonë në mbrëmje.
Ish-portieri 45-vjeçar i Juventusit kishte ëndërruar të ndihmonte Parmën, klubin që i dha mundësinë e tij të parë në lojën profesionale, të kthehej në Serie A, pëcjellë lajmi.net.
Megjithatë, pavarësisht se kryesuan 2-0 në një fazë të ndeshjes së parë gjysmëfinale të play-off-it, ata më pas u mposhtën 3-2, përpara se të luanin një barazim 0-0 të shtunën për të siguruar Cagliari vendin e tyre në finale.
Portieri më i mirë i të gjitha kohërave të Italisë nuk mundi t’i frenonte emocionet pasi ai dhe pjesa tjetër e skuadrës shkuan për të falënderuar tifozët e Parmës për mbështetjen e tyre pas bilbilit të fundit të shtunën mbrëma./Lajmi.net/
Il Parma va sotto la curva ❤️
Le lacrime di #Buffon per l’obiettivo A sfumato 🥹#SerieB #DAZN pic.twitter.com/p51HyliRZ9— DAZN Italia (@DAZN_IT) June 3, 2023