• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Partizani bëhet gati për ndeshjen e turit të dytë në Conference League, Zekiç i qartë me formacionin

24/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, ka në plan që të mos ndryshojë formacionin që u mund në Bjellorusi nga BATE.

Tekniku kroat do t’u besojë të njëjtëve lojtarë që ishin në fushë kundër ekipit nga Borisovi, i kënaqur nga loja e mirë, pavarësisht humbjes 0-2 në Hungari dhe eliminimit nga Championsi.

Duke nisur nga porta me Qirkon, tek mbrojtja me Sembenen e konfirmuar, mesfusha me Rrapajn, Mehmetin e Muratajn dhe sulmin, ku dyshimi i vetëm është ai mes Da Silvës dhe Grezdës.

Tashmë jemi në Ligën e Konferencës, në turin e dytë dhe të kuqtë do të synojnë kualifikimin ndaj një ekipi më modest sesa ata, të paktën në letër.

Atletik Eskaldes nga Andorra padyshim që nuk e ka potencialin e kampionëve të Shqipërisë, por këta udhëtuan që të dielën në principatën brenda kufijve të Spanjës, për t’u përshtatur me fushën dhe me klimën.

Zekiç ka marrë me vete edhe tre lojtarët e ardhur si përforcim, që janë kroati Mateo Kocijan, Gjelbrim Taipi dhe Bintsuka.

Mbrojtësi kroat ka ardhur vetëm tani në fund, ndërsa Taipi është në ekip prej dy javësh dhe është përshtatur.

Gjithsesi, asnjëri prej tyre nuk pritet titullar./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Zyrtare: Llapi transferon Leotrim Bekteshin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.