• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Partizani dhe Tirana përballen të dielën në sfidën e madhe

07/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një lufton për titullin, tjetra për mbijtesën. Ky sezon ka shkuar në kahe të ndryshme për Partizanin dhe Tiranën, por derbi është derbi dhe parashikimet janë thuajse të pamundura.

Dy rivalët e përjetshëm të kryeqytetit do të përballen për herë të tretë në këtë kampionat të dielën, ndërsa kjo sfidë mund të vendosë shumë edhe për të gjithë sezonin.

Mbi të gjitha për bardheblutë, që pas 23 javësh kanë grumbulluar vetëm 22 pikë dhe mbajnë vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit.

Një humbje do të rrezikonte akoma më shumë sezonin deri tani zhgënjyes, ndërsa suksesi në derbi mund të sjellë kthesën e kërkuar nga skuadra e Bledi Shkëmbit.

Nga ana tjetër, Parizani vjen në këtë përballje si favorit në garën për titullin kampion.

Javët e fundit mes kampionatit dhe Kupës nuk kanë qenë të mira me tre barazime radhazi, por të kuqtë e drejtuar nga Aleksandër Velesenoviç e kanë thuajse të sigurtë vendin në “final four”.

Të gjitha këtë vlejnë vetëm për një tabllo të përgjithshme prag derbi, por parashikimet nuk vlejnë në këtë sfidë.

Dy përballjet e para në këtë edicion të Kategorisë Superiore janë mbyllur pa gola dhe pa fitues, ndërsa për t;u parë mbetet se çfarë do të sjellë kjo sfidë, pasi çdo derbi është një histori më vete.

Next Post

Sotil prezantohet te kuqezinjtë: Milanist që fëmijë, zgjedhja ishte e thjeshtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.