• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, December 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Partizani-Dinamo në RTSH, Kërnaja: Të rikthehemi te fitorja

22/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ka folur për mediat në prag të derbit kundër Dinamos, që do të luhet nesër në orën 18:00 në “Arenën e Demave” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport. Pavarësisht humbjes në Rrogozhinë, trajneri është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe synon rikthimin te fitorja përballë Dinamos.

Si e prisni përballjen me Dinamon?

Vijmë pas një humbje në ndeshjen ndaj Egnatias ku çunat dhanë maksimumin, luftuan. Ndeshja i kishte të 3 rezultatet , siç humbëm mund edhe të fitonim nëse do të ishim më të qartë përpara portës. Ekipi aty është, do bëjmë sigurisht maksimumin nesër për ndeshjen me Dinamo City.

Ka ndikuar në aspektin psikologjik humbja ndaj Egnatias?

Të them të drejtën nuk e besoj që ka ndikuar në aspektin psikologjik, sepse nuk është se ekipi vjen pas rezultateve negative. Në këto 3 muaj kemi rezultate goxha të mira. Do ishte më keq në aspektin psikologjik në rast se lojtarët nuk do kishin luajtur, nuk do kishin dhënë maksimumin. Lojtarët kanë dhënë maksimumin, futbolli i ka të tre rezultatet. Jemi Ok.

Si e vlerësoni Dinamon?

Sigurisht Dinamo City është një ekip për tu respektuar. Është me plot meritë aty ku është, fituese e Kupës në fuqi. Ka elementë të mirë, por sigurisht ne do hyjmë vetëm për 3 pikët. Për ndeshjen e nesërme nuk na intereson asgjë tjetër përveç 3 pikëve dhe të vazhdojmë përpara.

Next Post

Publikohet renditja e FIFA-s për vitin 2025, Kosova e 80-ta, Shqipëria e 63-ta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.