Skuadra e Orges Shehit nuk ia doli të përmbyste humbjen e një jave më parë 0-2 ndaj Iberia 1999, me këta të fundit që kalojnë në turin e trete të këtij kompeticioni falë edhe fal barazimit pa gola në “Elbasan Arena”.
Partizani diktoi ritmin në pjesën e parë, teksa provoi shpesh herë të kërcënonte portën e kundërshtarit, por në asnjë moment nuk ia doli të gjente koordinatat e duhura të kuadratit.
Ashtu si fraksioni hapës, edhe pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati, me kryeqytetasit që në asnjë moment nuk gjetën forcën e duhur për të rihapur ndeshjen, teksa me kalimin e minutave gjeorgjianët menduam disi më shumë për mbrojtjen.
Një fund pa gola dhe pa fitues në “Elbasan Arena”, por me Partizanin që e mbyll këtu aventurën europiane, në turin e dytë të UEFA Conference League.