Tuesday, 17. March 2026
Sport

Partizani eliminohet nga UEFA Champions League

GS 18/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra shqiptare, Partizani është eliminuar nga UEFA Champions League pasi u mposht 2 me 0 nga BATE.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Vladislav Malkevich në minutën e 71’të, shkruan Lajmi.net

Kurse shënimin e dytë e bëri, Aleksandr Shestyuk në sekondat e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, BATE arriti ta eliminonte klubin shqiptar pasi me rezultat të barabartë 1 me 1 ishte mbyllur ndeshja e parë e zhvilluar në “Air Albania”.

Kujtojmë që ëndrra e Europës nuk mbyllet këtu për ekipin e Partizanit, pasi tani do bëjë gara në UEFA Conference League./Lajmi.net/

 

  


Teilen: