Partizani do të rikthehet sot në fushë për ndeshjen e turit të tretë të Ligës së Konferencës. Të kuqtë do të përballen me letonezët e Valmieras, në një takim ku do të synojnë vetëm kualifikimin pasi një javë më parë, kanë arritur të fitojnë me rezultatin 1-2 në transfertë.
Ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:00, me të kuqtë që duken favoritë në letër megjithatë asgjë nuk do të jetë e lehtë. Fitorja 1-2 në transfertë me përmbysje, i jep Partizanit komoditetin që të luajë edhe për një barazim.
Ndryshe nga ndeshjet e tjera të Europës që janë zhvilluar në “Air Albania”, ky takim është vendosur të luhet në Elbasan duke qenë se fusha e stadiumit në kryeqytet, është në gjendje jo të mirë dhe për këtë është bërë një ndërhyrje që të jetë sa më mirë për ndeshjen e shtatorit kundër Polonisë.
20:00 PARTIZANI – VALMIERA (ELBASAN ARENA)
PANORAMASPORT.AL