Partizani triumfon në derbi, 2-0 përballë Tiranës në javën e 24-ët të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH 1. Një fitore mjaft e rëndësishme për të kuqtë, “Final Four” tani është më pranë, vendi i katërt është tri pikë larg.
Në “Air Albania”, të kuqtë zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mirë, duke shënuar dy herë dhe duke parë ti anulohet dhe një gol i Isgandarlit në fillimin e takimit për një pozicion jashtë loje. Ndeshja u zhbllokua nga Sidibe, ndërsa dyfishoi shifrat Isgandarli.
Në pjesën e dytë, Tirana u paraqit me një tjetër ritëm, por u ndal nga shtyllat.
Një fitore që e ngjit skuadrën e kuqe në kuotën e 33 pikëve, vendi i pestë, tri pikë larg Dinamos së vendit të katërt. Tirana mbetet në vendin e 8-të në kuotën e 21 pikëve.