Thursday, 21. May 2026
Sport

Partizani fiton Kupën e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, mposht Tiranën në finale

GS 15/03/2025 1 Min. Lesezeit

Partizani është për herë të pesëmbëdhjetë fitues i Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj.

Në finalen e luajtur në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, Partizani ka fituar 3-0 ndaj Tiranës në një “deja vu” të finales së Kupës së Shqipërisë të sezonit të kaluar.

25-19 seti i parë për të kuqtë e Ylli Tomorit.

25-18 i dyti po për të kuqtë. Por ndërkohë u është dashur shumë punë në setin e tretë, të cilin e kanë fituar 25-23 dhe 3-0.

Osman Qepa ishte lojtari më i mirë i Kupës së Shqipërisë, kurse trofeun skuadrës së kuqe e ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Teilen: